UT: Mbahet Kongresi ndërkombëtar i shkencave humane, sociale dhe artit
Në Universiteti e Tetovës u mbajt Kongresi ndërkombëtar i shkencave humane, sociale dhe artit ku do të zhvillohen punimet nga data 15 deri më 17 nëntor. Në këtë ngjarje shkencore kishte pjesëmarrës nga 28 universitetet dhe institucione partnere. Për këtë kongres janë të parapara 5 konferenca të veçanta ku dë të diskutohen tema, ide dhe zgjidhje inovative të temave sociale.
“Ky kongres që në vete përmban 5 konferenca të veçanta shërben si një skemë për t’i shfaqur jo vetëm përparimet tona të fundit, por edhe për tu përfshirë edhe në diskutime të thella që shtrihen përtej kufijve disiplinorë. Në këtë kongres janë tubuar më shumë se 250 punonjës shkencorë. Ata do të prezantojnë ide dhe zgjidhje inovative të temave sociale që vijnë rezultat i kompleksitetit të epokës që jetojmë” – tha Agon Memeti – Prorektor. /KlanMacedonia/