Rajon - Botë

Ushtria izraelite kreu 100 sulme në Gaza gjatë gjithë natës

Theksohet se ushtria izraelite goditi 100 objektiva në sulmet që ajo kreu në Rripin e Gazës gjatë gjithë natës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të The Times Of Israel, ushtria izraelite kreu 100 sulme në Gaza gjatë orëve të natës.

Në sulme pretendohet se u vra anëtari i Hamasit, Amjad Majed Muhammad Abu Odeh.

Në sulmin kundrejt 100 objektivave, thuhet se ushtria izraelite se “vendosi në objektiv një tunel nëntokësor, një depo armësh dhe shumë qendra komandimi të Hamasit”.

Forcat izraelite, të cilat goditën edhe një xhami, pretenduan se kjo “përdorej nga Hamasi si pikë vëzhgimi dhe zonë përgatitore”.