Ushtria izraelite godet hyrjen e Spitalit të Fëmijëve Al-Nasr në Gaza
Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan hyrjen e Spitalit të Fëmijëve Al-Nasr në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në lajmin e televizionit “Al-Aqsa” me qendër në Palestinë thuhet se ka të vrarë dhe të plagosur në Spitalin e Fëmijëve Al-Nasr, hyrja e të cilit u bombardua nga avionët luftarakë.
Gjithashtu theksohet se avionë luftarakë bombarduan dhe një xhami në qendër të lagjes As-Sabra e cila ka popullsi intensive si dhe një depo uji e cila siguronte ujë për shumë lagje në lindje të qytetit Rafah.
Dëshmitarët kanë bërë të ditur se ushtria izraelite ka vënë në shënjestër varkat e peshkatarëve në vijën bregdetare në Rafah dhe se nga varkat e palestinezëve ka dalë tym.
Ushtria izraelite ka vënë në objektiv dhe ka lënë jashtë funksioni gjeneratorin kryesor të energjisë elektrike të spitalit Al-Wafa në Gaza si dhe panelet diellore që janë burimi i vetëm i energjisë elektrike të popullatës që qëndron në Rripin e Gazës.