Ushton Kuveni i Maqedonisë, Talat Xhaferi ndërpret seancën, deputetët e VMRO-së fillojnë të bërtasin (Video)
Ka mbaruar debati për seancën e 123 në Kuvend, gjegjësisht për seancën për miratimin e nevojës për ndryshime kushtetuese.
Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ndërpreu seancën, pas çka u revoltuan deputetët e VMRO-DPMNE-së.
“Me që u apsolvua lista e të paraqiturve për fjalë, konstatoj se diskutimi ka përfunduar dhe këtu e ndërpres punën me këtë seancë dhe për vazhdimin do të informoheni në mënyrë plotësuese”, tha Xhaferi.
Pas kësaj, të gjithë deputetët e OBRM-PDUKM-së që ishin në sallë filluan të bërtasin dhe të përplasen me Xhaferin.
Kreu i Kuvendit tha se për vazhdimin e mëtejmë të seancës, opinioni do të njoftohet në kohë.