Ushtari i tri luftërave nga Tetova thumbon Teuta Arifin: Punësuat njerëz që kanë nga dy-tri rroga!
Himo Maksuti, ushtar i 3 luftërave nga Tetova ka sulmuar Teuta Arifin, ku sipas tij kjo zonjë ka harruar veteranët e UÇK-së dhe ka bërë kërdi me punët e saj të këqija.
Sipas Maksutit, këtë rradhë Tetovarët do t’i thuajnë mjaft Teuta Arifit dhe do të votojnë për njeri të pakorruptuar dhe të drejtë.
“DREJTUAR KRYETARES SE TURPIT ZNJ. TEUTA ARIFI
Zonja kryetare, ju haruat veteranet dhe invalidet e luftes, ju haruat kush ju solli ketu ku jeni. Ju punesuat njerez qe kane nga 2-3 roga. Ju regulluat rruget vetem ne lagjet tuaja. Ju masakruat popullin me ryshfete dhe korrupsion. Ju bëtë gërdi me tenderat. Por populli kesaj rradhe do tju thote MJAFT. Populli kete here do te votoje per ndryshim dhe per njerez te pakorruptuar, per njerez modest, fetar e kombetar. Tetova do te ju ndeshkoje zonja Teuta!”