Urime datëlindjen e dytë Ziadin Sela
Reshat Kamberi
Urime datëlindjen e dytë!
Para 4 vitesh shovenët, huluganët dhe të manipuluarit, deshën t’i kalojnë në vepër slloganët: gasni komori, smërt za shiptari e tj. Dhe duheshte të fillojnë nga dikund, nga më rezistenti ndaj qëllimeve të tyre. Deshën ta eliminojnë pengesën më të madhe ndaj qëllimeve të tyre ogurzeza, por një thënie na mëson “çdo e mëshume që nuk ta then kurrizin , ta forcon shpinën”, ose në çdo veprimtari nuk fiton ai që godet por ai që është i qëndrueshëm. Zijadin Sela u kthye më i fuqishëm dhe me mbështetje më të madhe dhe, atë që e bën ai nga pozicioni opozitar, është raritet tek ne, paramendoni sikur të jetë në pozitë.
Paç shëndet dhe jetë të gjatë!