UNICEF: 20 fëmijë të vrarë nga minat tokësore në Ukrainë
Minat dhe mjetet e tjera shpërthyese kanë vrarë të paktën 20 fëmijë që nga fillimi i luftës, sipas UNICEF.
Përmes një raporti, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët tha se 69 fëmijë kanë mbetur të plagosur midis 24 shkurtit 2022 dhe 30 majit 2023.
Koordinatori i lartë i urgjencës në UNICEF, Mustapha Ben Messaoud shprehu shqetësimin për rritjen e rrezikut për fëmijët pasi ata kalojnë më shumë kohë jashtë pa mbikëqyrje në muajt e verës.
Përafërsisht një e treta e Ukrainës është e mbuluar me mina, duke e bërë atë një nga vendet më të kontaminuara me ordinanca shpërthyese në botë.