Ekonomi

Ulet çmimi i benzinës, shtrenjtohet dizeli

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,28 % në raport me vendimin e datës 8.11.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 denarë/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër.

Nga data 16.11.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër)

Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 77,00 (denarë/litër)

Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 68,00 (denarë/litër)