Ulet çmimi i benzinës në nivelin më të ulët dy vitet e fundit
Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 zvogëlohet për 2,00 den/litër, nga 76,50 në 74,50 den/litër.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98, EURODIESEL (D-E V), vajit ekstra të lehtë shtëpiak (EL-1) dhe vajit M-1 NS nuk ndryshojnë, transmeton portali Lideri.mk, pra mbeten në të njëjtin nivel merespektivisht çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 është 78,50 den/litër, çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) është 69,50 den/lit.
Çmimi i benzinës është më i ulëti në më shumë se 2 vitet e fundit. Herën e fundit që kemi pasur një litër benzinë nën 77 denarë ka qenë në dhjetor të vitit 2022. Ndërsa dizeli ka çmimin më të ulët në 2 vitet e fundit, edhe pse gjatë korrigjimit të sotëm çmimi i tij nuk ka ndryshuar./Lideri