Maqedoni

Uji në pendën e Likovës në nivel maksimal

Penda akumuluese e Gllazhnjës së Likovës, nga ku i gjithë rajoni i Kumanovës furnizohet me ujë të pijshëm dhe për ujitje, ka prekur pikat maksimale si rezultat i reshjeve të fundit të shiut.

Rrallherë ka ndodhur që në këtë periudhë sezoni ajo të ruajë këtë nivel per shkak se pikerisht ne kete kohë fillon ujitja e kulturave te ndryshme bujqësore.

Lajmi i këtillë është mirëpritur me dozë të madhe entuziazmi nga të gjithë banorët e rajonit të Kumanovës e Likovës.

Përveç Pendës së Gllazhnjës, në këtë rajon disa mijëra metra më poshtë, gjendet edhe Penda e Likovës me kapacitet shumë më të vogël akumuluese. Në fakt, uji nga Penda e Gllazhnjës varësisht nga nevoja i kalohet Pendës së Likovës.