Ujësjellësi i Likovës/ Arifi: Jemi gati, presim leje nga Ministria e Transportit
Nga muaji gusht i vitit 2024 ose përfafërsisht, 5-6 muaj stacioni i filtrmit këtu në komunën e Likovës vazhdon të jetë i mbyllur dhe të mos i furnizojë me ujë fshatrat përreth kësaj komune, e gjithë kjo për shkak të një pëlqimi që nuk jepet nga Ministritë nga pushteti qendror.
Për temën e ujësjellësit biseduam edhe me kryetarin e Komunës Erkan Arifi, ai tha se komuna ka kryer të gjitha obligimet dhe detyrimet ligjore dhe tani pret vetëm pranim dorëzimin që duhet të bëhet nga Ministria e Transportit dhe ajo e Ambientit Jetësorë.
“Presim që ai objekt të dorëzohet në komunën e Likovës që ta lëshojmë ujin në përdorim dmth, kontraktues është Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe projektin sendimental është Ministria e Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapsinorë dhe ata dy objekte ende ne nuk i kemi në shfrytëzim si komunë, presim që ti marrim një ditë e më heret dhe ta lëshojmë ujin në përdorim” – tha Erkan Arifi.
Për më tepër, Arifi njoftoi se Komuna e Likovës ka themeluar edhe drejtorinë e ujrave “Penda”.
Klan Maqedoni ka dërguar pyetje deri tek Ministria e Transportit, megjithatë për shkak të festive ende asnjë përgjigje.
Ndryshe, premtimi për ujësjellësin e Likovës është i vjetër, megjithatë, edhe ky projekt nuk po funksionalizohet për shkak të dallimeve dhe inateve politike. /tvklan.mk/