Sport

UEFA e dënoi Rumaninë për incidentin në ndeshjen me Kosovën

UEFA ka marrë vendim për rastin e paprecedentë që ndodhi gjatë ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, të luajtur në Bukuresht, ku u shpalos baneri me shkrimin “Kosova është Serbi”.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s e ka dënuar Rumaninë me zhvillimin e një ndeshjeje si vendëse pa shikues, atë ndaj Andorrës, si rezultat i skandalit të publikut rumun, i cili e shpalosi pankartën “Kosova është Serbi” dhe për thirrjet e tifozëve “Serbia Serbia”.

Ndërkohë, Federata Rumune është gjobitur me 52 mijë euro për parregullsitë që u shfaqën në këtë ndeshje