U shua në lule të rinisë! 22-vjeçari u përplas nga makina
Personi që shihni në foto është 22-vjeçari Fatjon Kasaj nga fshati Lukovë, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar pak pas mesditës së sotme në rrugën e lumit të Vlorës.
I riu ka qenë duke drejtuar një motor tip “Yamaha” në momentin kur u përplas nga automjeti tip “Peugeot” që drejtohej nga shtetasi J. K., 80 vjeç, nga Vlora.
I riu humbi jetën në vendin e ngjarjes, teksa përplasja ka qenë aq e fortë sa pas askidentit, makina ka përfunduar jashtë rruge, ndërsa motomjeti i bërë “copë copë” në mes të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Siç shihet edhe nga fotoja e mëposhtme, i riu ka qenë i apasionuar pas motorëve.