June 26, 2024
BOTA

U qëllua me armë/ Lirohet nga spitali kryeministri sllovak Fico

Kryeministri sllovak Robert Fico doli nga spitali në Banska Bistrica, ku po kurohej pas atentatit dhe u dërgua në banesën e tij në Bratislavë, raportojnë mediat sllovake.

Kujtojmë që Robert Fico të mërkurën e 15 majit pasdite, u qëllua nga një poet sllovak, 71-vjeçari Juraj Cintula me pesë plumba.

Policia arrestoi sulmuesin në vend dhe më vonë në rrjete u shfaq një video, për të cilën nuk mund të përcaktohet nëse është nga seanca, në çfarë konteksti apo nga një datë më herët, në të cilën Cintula shpjegon se po planifikonte sulmin prej një muaji dhe që tentoi të vriste kryeministrin, sepse ai ishte kundër ndryshimeve që qeveria po përpiqet të ketë nën kontroll televizionin dhe radion publike. Sakaq, sepse ishte i shqetësuar nga situata politike në Sllovaki.

Fico është në pushtet prej kur partia e tij populiste e qendrës, Smer, i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtën e vitit të kaluar.