June 26, 2024
Maqedoni

U miratua buxheti i komunës së Gostivarit për vitin 2023

Keshilli i komunës së Gostivarit me shumicë votash ka votuar buxhetin komunal për vitin 2023.
Kryetari i komunës, Arben Taravari, ka falënderuar të gjithë këshilltarët që votuan buxhetin për vitin 2023, duke njoftuar se gjatë vitit 2022, realizimi i buxhetit është 96.5%.

“Është një buxhet i përpiluar bashkë me OJQ-të, qytetarët, bashkëpunëtorët, ndërmarrjet publike, palë të interesuara dhe faktorë të tjerë. Ky do të jetë një buxhet real, ekonomik, zhvillimor dhe gjithëpërfshirës”, shkruan Taravari.

Ai njoftoi se disa nga planifikimet dhe investimet për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve janë: Investime në shkolla 8.000.000, në mbrojtjen e mjedisit 6.000.000, mbrojtje sociale 800.000 dhe 600.000 të tjera për barazinë gjinore, kultura 1.000.000, subvencione dhe transferta 3.500.000 si dhe për investime kapitale në infrastrukturë 120.000.000 dhe shumë e shumë projekte tjera në të mirë të qytetarëve.

“Kujtojmë se, po ashtu, ka vijuar racionalizimi i shpenzimeve të Kryetarit ndër vite, ku nga viti 2017 që ishin 15.150.000, këtë vit planifikohen 8.230.000 ose në përqindje 45.6%, nga të cilat 10% shkojnë për beneficione sociale per kategori të rrezikuara sociale”, theksoi Taravari.