Shqipëri

U ekzekutua në sy të bashkëshortes, ky është biznesmeni Bujar Nasufi

Personi që shihni në foton, është 56-vjeçari Bujar Nasufi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta”.

Atentati në Tiranë/ Si e ndoqën autorët viktimën, policia sekuestron kamerat e sigurisë

Bujar Nasufi u qëllua me breshëri plumbash në derën e shtëpisë, autorët ishin me motor

Vrasja në Tiranë, Policia: Viktima u qëllua me armë zjarri në automjet
Hetuesit kanë arritur që të sekuestrojnë disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij, ai ka qënë duke e pritur viktimën në afërsi të banesës. 56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori afrohet dhe e qëllon shënjestër, duke e lënë të vdekur në vend.

Kanë qënë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që kanë qënë duke u afruar në banesë. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh.