Rajon - Botë

Turqi, mbi 116 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara deri më tani

Turqia ka administruar mbi 116,02 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 55,33 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 48,5 milionë janë vaksinuar tërësisht.

Turqia po administron gjithashtu doza të treta përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi 11,1 milionë doza të tilla.

Ministria konfirmoi gjithashtu 25.528 infeksione të reja dhe 229 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, si dhe 27.651 të shëruar.

Vendi ka kryer 354.580 teste të virusit gjatë ditës së kaluar.