Opinion

Tu themi jo tendencave bashkëkohore për të na rikthyer në ish sistemin Komunist

Ejup Berisha

Ne shqiptarët që jetojmë këtu në RMV sa më shpejtë dhe me shumë vendosm
ëri duhet që ti ndërpresim tendencat për të na rikthyer mbrapa apo për të na e reinstaluar në ambientin tonë politik ish sistemin komunist. Kjo tendencë egziston dhe shumë shpesh merr hov këtu te ne edhe pse askush se pranon se ka këso tendencash dhe çëllimesh të tilla. Pra fatkeqsisht dikush ka deshirë dhe vullnet që ne të na rikthen mbrapa dhe atë në kohën më të keqe, më të errët,në periudhën më të pafavorshme kur ishte i pranishëm ish sistemi nga i cili ne si komb shqiptar kemi vuajtur dhe e kemi pësuar shumë, dhe nga i cili gjithashtu kemi trauma shumica prej neshë të cilët më shumë apo dhe më pak kemi jetuar në atë ish sistem. Dhe parashtrohet pyetja se ne çfar duhet të bëjmë për mos të ndodhur kjo?.Ne pra duhet medoemos që të mobilizohemi për ta ndërprerë këtë tendencë negative dhe shumë të rrezikshme jo vetëm për ne por edhe për shqiptarët që jetojnë në dy shtetet shqiptare si në
Kosovë ashtu edhe në Shqiperi. Me këtë reagim tonin serioz dhe të vendosur ne do ta mbrojmë jo vetëmse veten si individ por edhe mirqenien dhe sigurinë e kombit shqiptar. Pra sa më parë dhe sa më shpejtë që e bëjmë këtë gjë apo sa më herët që reagojmë dhe veprojmë e i themi jo Komunizmit do të jetë aq më mire për të gjithë ne. Pra ne duhet një herë e përgjithmonë ti themi Jo komunizmit dhe
të përfundojmë me tendencat negative këto të një subjekti politik shqiptar i cili një kohë të gjatë është në pushtet këtu në RMV. Pra ky subjekt më shumë se 20 vite është i pranishëm në skenën politike qendrore vendore dhe i njëjti ka tendence që ta rikthej Komunizmin ne skenën tonë politik. E komunizmi nuk ka dallim është po ky që po mbretëron këtu te ne me tepër se tridhjetë vite. Në të çfar ka, ka pra një parti të vetme dhe shum
ë të fuqishme politike e cila shumë gjatë qëndron në pushtet, e ky pra është rasti me BDI-në, e cila udheheqet tërë kohës nga një ideologji nga i njëjti udhëheqës ku favorizohet një koncept i vetëm politik si dhe ku zbatohet me përpikmëri tërë kohës një mendësia Konsideroj se nuk është kohë për një gjë të tillë sepse periudha pas rrënimit të komunizmit në fundvitet tetë dhjetë të shekullit të kaluar nuk duhet të lejohet që të rikthehet asesi. Dikush pra jorastësisht më parë e ka parë të rruges që të kërkon transformim sistemi dhe zëvendesimin e komunizmit me demokraci prandaj nuk është e arsyeshme dhe e logjikshme që të lejohet sistemi Demokratik pluralist të zëvendesohet me ish sistemin monist Komunist.