Trump i quan “absurde dhe të pabaza” akuzat lidhur me dokumentet e klasifikuara
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka quajtur “absurde dhe të pabaza” akuzat lidhur me fshehjen e dokumenteve të klasifikuara shtetërore, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të BBC, Donald Trump në fjalimet e tij të fushatës zgjedhore që zhvilloi në shtetet federale Georgia dhe Karolina e Veriut dha deklarata lidhur me aktakuzën e përgatitur ndaj tij.
I akuzuar për fshehjen e dokumenteve sekrete shtetërore në rezidencën e tij Mar-a Lag në Florida, Trump mbrojti idenë e tij se aktakuza e përgatitur nga siç thotë ai “të prapambeturit” FBI dhe Departamenti i Drejtësisë janë “absurde dhe të pabaza” dhe se kjo nënkupton “ndërhyrje ndaj zgjedhjeve”.
“Ata mashtrojnë. Mashtrues! Të prapambetur”. Këta kriminelë nuk mund të shpërblehen, ata duhet të mposhten”, tha Trump i cili bëri shaka duke thënë se merr “fletëthirrje gjykate” madje edhe kur udhëton në ndonjë shtet të kontrolluar nga demokratët.
Duke e cilësuar aktakuzën si një “mashtrim të politikës së prapambetur”, Trump tha se “Do të dalim kundër institucionit politik aktual dhe do ta përfundojmë me sukses punën që kemi nisur”.
“Kurrë nuk do të ul kokë. Kurrë nuk do të pengohem”, tha Trump i cili shtoi duke pretenduar se grupet të tilla si “Marksistët, komunistët, ambientalistët ekstremistët, fanatikët e kufijve të hapur dhe demokratët e majtë radikalë” i kanë ngritur komplot atij.
Trump vuri në dukje se dokumentet që përmenden në aktakuzë duhet të përfshihen në kuadër të “ligjit të regjistrimeve presidenciale” dhe jo në “ligjin për spiunazh”. Ai bëri të ditur se agjentët e armatosur të FBI-së bastisën Mar-a Lago-n.
Ndërsa ish-prokurori i posaçëm që kryen hetimin, Jack Smith tha se akuzat kundër Trumpit janë me qëllim politik. “Ky vend ka ligje dhe ato janë të vlefshëm për të gjithë”, tha ai. Smith thekson se ligjet që ruajnë informacionet e sigurisë kombëtare kanë rëndësi kritike dhe duhet të zbatohen.
– Dokumentet e klasifikuara që dolën nga rezidenca e Trumpit
Shtëpia e Trumpit në Florida u bastis nga agjentët e FBI-së mëngjesin e 8 gushtit 2022 për hetimin e “dokumenteve të klasifikuara”.
Bastisjen dhe hetimet që vazhdojnë ndaj tij, Trump i ka cilësuar si “politike” dhe ka kërkuar që dokumentet, kryesisht ato të marra nga Mar-a-Lago të shqyrtohen nga një “gjyqtar i pavarur ose special”.
Në hetimet për “dokumentet e klasifikuara” dhe për “bastisjen e Kongresit më 6 janar” kundër Trumpit, kryeson ish-prokurori Jack Smith i cili është emëruar si ekspert special.
Donald Trump u paraqit para gjyqtarit në Gjykatën Penale të Manhatanit më 4 prill për akuzat penale të ngritura kundër tij se ka paguar “për të heshtur” një grua gjatë zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016. Trump i ka mohuar akuzat ndaj tij.