Trump afër fitores, Harris pranon humbjen?
Donald Trump po shkon drejt fitores së zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Kur janë numëruar mbi 125 milionë të votave, kandidati republikan Donald Trump kryeson me 246 vota, kundrejt 187 votave të knadidates demokrate Kamala Harris.
Kandidatëve presidencialë u nevojiten të paktën 270 vota elektorale për të fituar presidencën.
Ndërkohë mediat amerikane raportojnë se Trump po përgatitet për të mbajtur fjalimin e tij të fitores, teksa u largua nga Mar-a-Lago gjatë rrugës për në qendrën e kongresit Palm Beach Beach, ku pritet t’u drejtohet mbështetësve të tij.
Ndërsa zëvendëspresidentja Kamal Harris do të flasë nesër.
“Ka ende vota për t’u numëruar dhe shtete që nuk janë caktuar. Ju nuk do të dëgjoni nga zëvendëspresidentja sonte, do të dëgjoni nga ajo nesër, kur ajo të flasë me vendin.” Këtë e tha bashkëkryetari i fushatës Kamala Harris, Cedrid Richmond.
Në Alaskë janë mbyllur vendvotime, ndërsa vazhdon ende numërimi në Filadelfia.
Sipas projeksioneve të CNN Trump ka fituar në Xhorxhia, kurse zëvendëspresidentja Kamala Harris do të fitojë në Neë Mexico.
Ndërkohë, republikanët kanë rifituar shumicën në Senat pas katër vitesh opozitë me 51 vota.
Demokratja pranon humbjen? Përse Harris refuzoi fjalimin publik
Kandidatja për presidente Kamala Harris refuzoi të bëjë një fjalim publik, në Universitetin Howard në Uashington, DC.
Në vend të kësaj, bashkëkryetari i fushatës Harris-Walz, Cedric Richmond, dha vërejtje në universitet.
Harris pritet të flasë ditën e sotme, megjithëse planifikoi të shikonte rezultatet e zgjedhjeve nga alma mater i saj, Universiteti Howard.
Tre burime të afërta me Harris shprehën shqetësimin se rruga e Harrisit drejt fitores mund të jetë shumë e ngushtë për t’u kapërcyer.
“Rruga e saj është kaq e ngushtë dhe ajo nuk po bën atë që duhet të bëjë në PA, MI, WI…. Sondazhet e daljes që pashë orë më parë janë të gjitha të sakta, ato duhet të kenë sukses papritmas ato. Mos besoni se do të ndodhë”, tha një burim në festën e miqve dhe familjes së Harris.
I pyetur për këtë, një burim i dytë i afërt me Harris i tha Jacqui Heinrich-it të Fox News: “Jam 100% dakord… Rruga drejt fitores është shumë e vështirë…Numrat e tij janë më të larta se sa pritej në qarqet ku ai duhet të humbasë me diferencë më të madhe në PA dhe MI.”
“Unë mendoj se ne po e humbim këtë”, tha burimi i tretë i afërt me fushatën e saj.