Tronditet Maqedonia, një vajzë 21 vjeçare u ka mundësuar dy personave të dhunojnë një vajzë tjetër
Policët nga SPB Strumicë dje kanë arrestuar 21-vjeçaren S.P. nga Strumica, njofton MPB.
Sipas policisë, ajo dyshohet se duke përdorur forcë ka lejuar dy persona të moshës së mitur nga Strumica të kryejnë abuzim ndaj një vajze të moshës së mitur. Rasti ka ndodhur gjatë një feste në janar të këtij viti, transmeton Lideri.mk.
Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Publike e Strumicës dhe me parashtresën përkatëse tre personat sot janë sjellë para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Strumicës.