Rajon - Botë

Tronditet Mali i Zi, vriten 7 persona, mes tyre edhe dy fëmijë

Ka shkuar në shtatë, numri i personave të vrarë në Cetinje të Malit të Zi.

Siç raporton transmetuesi publik malazez RTCG, në mesin e shtatë viktimave dyshohet se janë edhe dy fëmijë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një tavernë, ku një person ka shti me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Malit të Zi u ka bërë thirrje qytetarëve të Cetinjes që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, teksa njësitet policore janë në terren në kërkim të autorit të krimit.