Tridhjetë e një vite nga tragjedia ajrore e Ohrit me 115 viktima, akoma nuk janë gjetur shkaqet dhe shkaktarët kryesorë
Shkruan: Ejup Berisha
Dje ishte tridhjet e nje vjetori i fatkeqsise ajrore qe ka ndodhur ne afersi te aeroportit te Ohrit ne Republiken e Maqedonise. Me 20 nentor te vitit 1993 nje aeroplan i huazuar per veprimtari transporti te njerezve nga kompania ajrore Avioimpex me seli ne Shkup perplaset per majen e malit Trojan qe ndodhet ne afersi te aeroportit te Ohrit. Ne kete ndodhi pati 115 viktima te cilet udhetonin nga Gjeneva e Zvicrres per ne Shkup. Ne mesin e tyre ishte edhe babai im shume i dashur dhe teper i shtrenjte Isuf Berisha i cili me mungon dhe e dua shume. Pas tragjedise ishte normale dhe e pritshme qe te kete hetime per shkaqet dhe shkaktaret si dhe per pasojat e saj. Por kjo fatkeqsisht nuk ndodhi. Per te njejten ndodhi te hidhur fajtore ne baze te te dhenave te raportit te dale pas hetimeve te kryera pasi qe ndodhi tragjedia me faj u ngarkuan pilotet e Aeroplanit Jakovlev D-42 i cili ate nate te kobshme fluturoi nga Zvicrra per ne Maqedoni. E shume lehte eshte te fajsohen te vdekurit jo vetem per kete çeshtje por edhe per shume ndodhi te tjera sepse ata nuk mund te thone me asnje fjale te vetme per ta mbrojtur veten e tyre. Prandaj tani per tani fajtore kujdestar per tragjedine ajrore te Ohrit mbeten pilotet e pafajshem. Te dhenave te raportit ne fjale nuk ju besoj aspak une si individ dhe anetar i familjes se njerit prej viktimave te tragjedise pasiqe raporti nuk i permban detajet kryesore, reale dhe te besueshme qe do te hedhnin drite mbi shkaqet dhe shkaktaret kryesore dhe te vertete te tragjedise. Babait tim pas vdekjes i pata premtuar se do te bej çmos qe te kete raport me real dhe me te besueshem per tragjedine por prej ateher e deri ne diten e sotme nuk kame arritur ta bej kete gje.Babe Isuf me fal se isha dhe jame i pafuqishem qe ta detyroj dike qe te hedh drite mbi tragjedine por nuk jame zbrapsur dhe nuk do te zbrapsem kurre.