Maqedoni

Treni shkel për vdekje një person në Shkup

Dje në shinat e hekurudhës në lagjen Hipodrom të Shkupit është gjetur një burrë pa shenja jete, i cili ishte goditur nga treni bën me dije policia.

“Më 27 mars 2023, rreth orës 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në shinat e hekurudhës në lagjen Hipodrom është gjetur një burrë pa shenja jete, i cili ishte goditur nga treni. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.