July 2, 2024
Maqedoni

Treni merr edhe një jetë në Rramanli të Kumanovës, 35 vjeçari la dy jetimë (VIDEO)

Në këta binarë edhe një person e humbi jetën.
EKREM JASHARI VËLLAI I VIKTIMËS
“Dy vajza i ka dhe nusen thotë vëllai i viktimës për KlanM. Në çfarë moshe i la fëmijët? Vajzën e vogël e ka tetë muaj. Vajzën e madhe tre vjet e gjysmë”.
Tridhjetepesë vjeçari, Sabedin Jashari nga Llopati i Kumanovës, ishte nisur për tek miqtë, e në shtëpi u kthye me ndihmë të shpejtë, ku edhe pas 4 ditëve ndërroi jetë.
EKREM JASHARI
“Kemi dy motra në fshatin Ramanli që kalojmë çdo ditë në këtë rrugë. Ndodhi kjo fatkeqësi. Njerzit e fshatit që kanë qenë aty e kanë marrë dhe e kanë dërguar në urgjencë. Ka qëndruar katër ditë në spital, tre ditë ishte në shtëpi dhe pastaj ndërroi jetë.
Ky vend, ka qenë pika e kobshme për më shumë se 20 persona. Në vitin e kaluar, tre persona të një familjeje humbën jetën. E sot, dy banorët e parë që i takuam në Rramali, kishin humbur nga një familjarë.
BANOR
“Po më ka ndodhur djali i vëllaut tim ka vdekur, ka qenë 6 vjeçar. Ai e kishte kaluar rrugën dhe kur ka dashur të kthehet prapa, shkalla e trenit e ka kap dhe e ka gjuajtur 30 metra dhe e ka mbyt në vend.
BANOR
“ Unë jam bërë me trauma. E keni humur një familijar? Po ajo ka qenë para shumë viteve. E kam humbur vëllaun”.
Frika më e madhe është për fëmijët të cilët kalojnë për çdo ditë.