July 4, 2024
BallinaMaqedoni

Trendafilovski: Punëtorët i dhanë karton të kuq gjykatës për shkak të përpjekjeve për të bërë presion mbi sindikatat

Para objektit të LSM-së në Shkup, sot filloi protesta e Lidhjes së Sindikatave e organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës.

– Advertisements –

Kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov tha se punëtorët po i japin karton të kuq gjykatës, duke sqaruar se kjo është për shkak të tentativave për t’u bërë presion sindikalëve.

Në protestën e sotme sindikata do të rikujtojë kërkesat për rritje të pagave në sektorin privat dhe publik, për një pagë minimale të paktën 450 euro në 100 ditët e para të qeverisjes së re, pagesën e shpenzimeve ushqimore në masën 20 për qind e pagës mesatare dhe pagesës së shpenzimeve të transporti…

Protesta ka vazhduar para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Odës Ekonomike dhe pritet të përfundojë para Qeverisë.