Trençevska: Ligji për barazi gjinore nuk është i njëjtë me ligjin për evidencën amë
Ligji për barazinë gjinore nuk është i njëjtë me Ligjin për evidencën amë. Ligji për evidencën amë merret e trajton identitetin gjinor, respektivisht mundësinë e një personi transgjinor të jetë në gjendje të ndryshojë shenjën në numrin amë aty ku është shënohet gjinia, ndërsa Ligji për barazinë gjinore fokusohet në përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri. Nuk humbin asgjë nga ajo që për momentin e kemi si të drejtë, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
Ministrja theksoi se Ligji për barazi gjinore përmirëson pozitën e gruas në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe çfarë duhet të bëjë shteti për të përmirësuar pozitën e gruas në shoqëri.
Jovanka Trençevska
“Kemi mbajtur 18 debate publike lidhur me Projektligjin për barazi gjinore. Ligji është ende në proces konsultimi, nuk është as në procedurë parlamentare, e as në qeveri. Procesi i gjerë i konsultimit vazhdon, për të dëgjuar të gjitha palët e interesuara dhe të vijmë në një zgjidhje që do t’i përshtatet tërë shoqërisë”.
Ministrja sqaroi se me Ligjin për barazi gjinore as nuk trajtohet ndryshimi i gjinisë dhe as martesat e gjinisë së njëjtë, pasi këto trajtohen te ligji për evidencën amë.
Sipas ministres, problemi lindi me bashkimin e këtyre dy ligjeve. Siç tha, bëhet fjalë për dy ligje të ndryshme që trajtojnë probleme të ndryshme.
Jovanka Trençevska
“Për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencën amë, Qeveria në mars të vitit 2022, në seancë ka marrë vendim që të tërhiqet nga procedura parlamentare, me qëllim zgjerimin e procesit konsultativ dhe gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i përshtatet të gjitha palëve të involvuar në shoqëri”.
E pyetur nëse Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, e cila është propozuese e ndryshimeve në ligjin për barazi gjinore, do t’i nënshtrohen presionit të kishës, Trençevska tha se ligji ende është në proces konsultimi dhe nuk është as në qeveri e as në procedurë parlamentare.