Maqedoni

Trençevska: Deri në fund të vitit do të gjejmë zgjidhje për uljen e pagave të funksionarëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot paralajmëroi se deri në fund të vitit do të gjendet zgjidhje për uljen e pagave të funksionarëve, të cilat nga marsi me vendik të Gjykatës Kushtetuese u rritën për 78 për qind.

Ajo duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në ngjarjen me rastin e shënimit të fillimit zyrtar të Aktivitetit të USAID-it për të rinjtë të cilët në mënyrë aktive krijojnë mundësi, theksoi se janë duke u shqyrtuar dy opsione ose një ligj i ri për pagat në sektorin publik ose ndryshime në gjashtë apo shtatë ligje ku rregullohen pagat e funksionarëve, por theksoi se edhe deri më tani këtë ka mundur ta bëjë edhe Kuvendi, e jo të gjithë punën t’ia lërë Qeverisë.

“Në Qeveri kemi bisedua. Vendimin për rritjen e pagave të funksinarëve nuk e ka marrë Qeveria, por Gjykata Kushtetuese. Bisedojmë dhe kërkojmë një mënyrë si të zgjidhet çështja në lidhje me rritjen e pagave të funksionarëve. Një opsion është ligji për pagat në sektorin publik, një tjetër është ndryshimi dhe plotësimi i disa ligjeve, gjashtë apo shtatë ligje, ku rregullohen pagat e të gjithë atyre funksionarëve, të cilët janë përfshirë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Trençevska dhe shtoi se në fund zgjidhja duhet të kalojë në Kuvend, i cili e ka fjalën e fundit.

Ajo vuri re se edhe deputetët në periudhën, që ka kaluar nga marrja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kanë mundur të marrin vendime ligjore, me iniciativën e deputetëve dhe grupeve të deputetëve dhe se nuk është e nevojshme t’i lihet gjithçka Qeverisë.

“Nëse Kuvendi do të kishte një vendim tjetër, në periudhën e kaluar ta miratojë atë vendi. Gjithsesi, kërkojmë zgjidhje deri në fund të vitit, do të zgjidhet një nga opsionet, qoftë me një ligj të ri për pagat në sektorin publik, për të cilin nuk besoj se do të arrijmë, veçanërisht në pjesën e koeficientëve, të cilat duhet të bëhet së bashku me partnerët socialë, me përfaqësuesit e sindikatave dhe në këtë mënyrë të rregullohen koeficientët më të lartë në secilën nga fushat, shëndetësi, arsim, mbrojtje sociale, mbrojtje të fëmijëve, administratë, ndërmarrjet publike. Por nuk jam e bindur se këtë opsion do ta bëjmë deri në muajin dhjetor”, tha Trençevska.