Tre viktimat në aksidentin e sotëm tragjik ishin mjekë
Tre viktimat në aksidentin e sotëm tragjik në rrugën Prilep-Manastir ishin punëtorë shëndetësorë. Ngushëllime ndaj familjeve he kolegëve të tyre ka shpreur ministri i shëndetësisë, Arben Taravari.
“Me pikëllim morëm lajmin mëngjesin e sotëm për humbjen e tre mjekëve tanë, të cilët humbën jetën sot në një aksident automobilistik në Prilep.
Prim. Dr. radiolog Aleksandar Risteski, spec. gjinekolog Dr. Nikolla Vasilevski dhe teknologe e radiologjisë Fançe Jovanoska, humbën jetë duke shkuar të kryejnë misionin e tyre fisnik, siç është puna e mjekut.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tyre”, thuhet në mesazhin ngushëllues ë ministrit Taravari./Zhurnal