Tre shtetas të Maqedonisë kanë humbur jetë në një aksident në Itali, MPJ tregon nga janë
Mediumet italiane raportojnë se katër persona kanë vdekur nga aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ponte Verde- Nizza Monferrato (Asti).
Sipas të njëjtave mediume, tre të vdekur janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Tre shtetasit e RMV-së raportohet të kenë qenë mbi moshëb 30 vjeçe, ndërsa personi tjetër italian i moshës 23 vjeçe. Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar vdekjen e 3 shtetasve të Maqedonisë.
“Bëhet fjalë për Z.S. 33 vjeç nga Kamenica e
Maqedonisë, A.K. 31 vjeç nga fshati Sasa dhe B.l. 30 vjeç nga fshati Peklani i Vinicës”, thonë mes tjerash nga MPJ./tv21.tv