Maqedoni

Tre qytetarë nga Kosova të arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut, pjesë e tyre edhe një shtetase rumune

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar tre qytetarë të Kosovës dhe një nga Rumania, për të cilët është paraqitur edhe kallëzim penal në Prokurori, transmeton Portalb.mk.

“U arrestua 45 vjeçari A.B. shtetas i Kosovës dhe 49 vjeçarja N.S. nga Rumani, si dhe dy shtetase nga Kosova”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë, duke sqaruar që ndaj A.B. dhe N.S. është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup për kontrabandë me emigrantët.

Raportohet që 42 vjeçarja S.V. me pasaportë serbe dhe 18 vjeçarja L.B. me pasaportë të Kosovës kanë përdorur pasaporta të huaja gjatë kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar-Shkup. Të dyja ishin të shoqëruara nga 49 vjeçarja N.S.

“S.V. për vete deklaroi që është 33 vjeçarja L.P. nga Kosova, ndërsa B.L. është 18 vjeçarja E.H. nga Kosova, duke deklaruan që me A.B. ishin dakorduar që ai të organizojë transportin nga Kosova në Aeroportin e Shkupi dhe të mundësojë kalimin e tyre në Francë me pasaporta të huaja për një shumë të konsideruar të parave”, raportojnë nga Policia.