Tre prej të rinjve, që ndezën qirinj në Prishtinë, ushtarët serbë ua kanë dhunuar nënat gjatë luftës?
Organizatorët e Festivalit “Mirëdita, Dobar dan!” dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, të enjten në mbrëmje kanë ndezur qirinj për viktimat e sulmit të së mërkurës në një shkollë fillore në qendër të Beogradit.
Ata ndezën qirinjtë para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
Disa individë që janë prezantuar si përfaqësues të Këshillit Organizativ të Festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”, kanë thënë në biseda joformale se ndezja e qirinjve në Prishtinë tregon se sa “kull” janë disa të rinj kosovarë, e jo “të prapambetur si shumica”. E si shembull ata kanë thënë se tre prej tyre ndezën qirinj te Teatri, edhe pse i kanë nënat e dhunuara nga ushtarët serbë gjatë luftës. Kjo bisedë joformale është përhapur dhe ka arritur edhe deri te disa gazetarë kosovarë.
Mirëpo ata që e kanë shpërndarë bisedën, e që ka arritur edhe deri te gazetarët, nuk kanë mundur të precizojnë nëse bëhet fjalë për fëmijë që kanë lindur si rezultat i dhunimit prej ushtarëve serbë, më herët, apo më vonë dhe nëse ata e dinë këtë realitet, e as cilit komunitet i takojnë. Poashtu nuk dihet me saktësi nëse ky pohim është i vërtetë, ose është shpifur nga individë prej Këshillit organizativ të Festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”, me shpresë se në atë mënyrë do t’i bëjnë vetes publicitet dhe do të marin më shumë para për projektet e tyre në të ardhmen.
Ndryshe edhe liderët e Kosovës u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.