BallinaMaqedoni

Tre policë nga Shkupi do të humbin vendin e punës, u korruptuan me nga një “ Coca Cola”?! (Video)

Foto Arkiv

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj policëve me iniciale D.S., S.Gj. dhe D.J., të gjithë me detyrë në Stacionin Policor Qendër në Shkup, përcjell TV21. Të njëjtit dyshohet se kanë pranuar ryshfet, ndërkaq nga pamjet e publikuara nga MPB, shihet se si qytetari blen lëngje në një market dhe ua jep policëve.

“Ata dyshohet se me datë 04.07.2024, rreth orës 23:00 në rrugën “Dame Gruev” në Shkup, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, kanë kërkuar dhe kanë marrë dhuratë për vete për të mos kryer vepër zyrtare, gjegjësisht për të mos konstatuar kundërvajtje në komunikacion dhe kështu e kanë prishur reputacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale ndaj zyrtarëve policorë do të paraqesë propozim për inicimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës dhe do të shqiptojë masë të detyrueshme largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së./tv21.tv