Tre persona nga Kumanova kanë sulmuar një person nga Likova
Tre persona janë thirrur në polici në dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një 24-vjeçar në një qendër tregtare në Kumanovë.
– Me datë 07.10.2024 në ora 17:45, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë e kanë arrestuar personin me iniciale R.A. (45), kurse E.A. (18) është thirrur në intervistë zyrtare bashkë me një person të mitur pasi kanë sulmuar fizikisht M.S. (24) nga fshati Opajë i Likovës, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, shtoi policia, ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës.