Maqedoni

Tre milionë euro ka fituar një tetovar që punonte në rrjetet sociale për kompani të huaja

Milioneri më i ri në vend është një 9 vjeçar, ndërsa ai më i moshuari është 97 vjeçar, njoftoi drejtoresha e Drejtorisë së të ardhurave publike, Sanja Llukarevska sot në një konferencë për media.

SANJA LLUKAREVSKA, DREJTORESHË E DREJTORISË SË TË ARDHURAVE PUBLIKE

“Milioneri më i ri në vend, në denarë , është 9 vjeçar me një milion denarë (16.230 euro) të fituara nga qiraja, ndërsa milioneri më i moshuar është 97 vjeçar, i cili vitin e kaluar ka pasur të ardhura 1.2 milionë denarë (19.477 euro), nga të ardhurat e pensionit dhe nga puna e kryer”.

Pagë më të lartë bruto vjetore në vitin 2022, siç njofoti Llukarevska, ka marrë një qytetar nga Shkupi në veprimtarinë e tregtisë me shumicë të produkteve të duhanit dhe arrin në 144 milionë denarë. Të ardhurat vjetore prej 280,6 milionë denarë janë të ardhurat personale më të larta në bazë të punës së kryer, të cilën e ka raportuar një qytetar tjetër nga Shkupi. Në krye të listës për pagesën e të ardhurave më të larta nga veprimtaria e pavarur është sërish Shkupi, ndërsa shuma më e lartë është 61,9 milionë denarë, tha Llukarevska.

SANJA LLUKAREVSKA, DREJTORESHË E DREJTORISË SË TË ARDHURAVE PUBLIKE

“Në top 10 të renditur në listë janë avokatët, noterët, hotelierët, kultivuesit e drithërave dhe bimëve bishtajore dhe nga veprimtaria e prodhimit të ambalazheve prej letre. Të hyrat më të larta nga shitja e prodhimeve bujqësore janë 18,9 milionë denarë, të cilën e ka realizuar një banor i Shkupit”.

Fitimi më i lartë kapital vitin e kaluar ishte 173,4 milionë denarë dhe dividenda më e paguar është në vlerë prej 229,6 milionë denarëve, njoftoi Llukarevska.