BallinaMaqedoni

TRE LABORATORE DO TA KONTROLLOJNË UJIN PËR PIJE NË KUMANOVË, NJË PJESË MË E MADHE E QYTETIT NUK KA UJË PËR PIJE

“Në këtë moment  edhe në disa pjesë të qytetit kanë ujë, por nëse nuk stabilizohet furnizimi që vjen nga Likova, nga diga, nëse turbullira e ujit nuk është në kufijtë e lejuar, ne si NP nuk do të furnizojmë ujë për qytetarët. Kemi hyrë në kontakt me Agjencinë për ushqim dhe veterinari, me ç’rast është dërguar kërkesë që uji të shfrytëzohet si teknik”, deklaroi drejtori i NP “Ujësjellësi” Kumanovë, Oliver Stojmanovski.

Sipas tij, nuk ka vend për panik, shërbimet profesionale reagojnë me kohë.

“Edhe pse doli informatë se uji nuk është i sigurtë për pije, kjo është informatë e pakonfirmuar, pasi presim informatë nga Qendra për shëndet publik, e cila ka marrë mostra nga lokacionet. Nga ana e jonë, po ashtu kemi marrë mostra. Ndërkohë, informuam një laborator të pavarur privat, i cili po ashtu do të marrë mostra. Nuk ka vend për panik. Shërbimet tona profesionale reagojnë me kohë. Kjo ëshët situatë që nuk varet nga NP. Shpresojmë se për një kohë relative të shkurtë uji që vjen në ujësjellësin e stacionit filstrues do të jetë me turbullira në nivel të lejuar”, tha Stojmanovski.

Në ato pjesë të qytetit ku ka ujë, mund të përdoret si teknik, paraprakisht të vluar. Shërbimet profesionale nga fabrika për pastrimin e ujit (stacioni fdilstrues Kumanovë) thonë se nuk dinë në cilin moment mund të lëshohet uji për pije, pasi priten rezultatet nga institucionet shëndetësore.

Sipas Rregullores, siç thotë udhëheqësi i stacionit filstrues, Toni Jovçevski, turbullira e ujit maksimalisht mund të jetë 1,5, që nuk vërehet me sy.

“Derisa është mbi atë vlerë, uji sipas Rregullores llogaritet si i pasigurtë, me atë që ato janë vlera të cilat me sy nuk vërehen. Në çdo rast, kjo duhet të konfirmohet me analizën e bërë me aparate për turbullira  të ujit, ashtu që do të prononcohen institucionet nëse uji përsëri mund të shfrytëzohet për të gjitha nevojat tjera, përveç për pije”, tha Jovçevski.