June 26, 2024
Maqedoni

Tre kosovarë bëhen për spital në Tetovë

Sot në mëngjes në spitalin klinik të Tetovës janë dërguar me lëndime personat K.T. (38), Xh.B. (49) dhe A.D. (28) shtetas të Kosovës. Siç është informuar policia, pas një mosmarrëveshje në nje kafene në fshatin Sedllarcë e Epërme, janë sulmuar nga më shumë persona, me çrast kanë përdorë edhe mjete të forta. Policia po mer masa për ndriçimin e rastit.