Trajtimi i personave me nevoja të veçanta, shoqata nuk pajtohet me strategjinë
Koalicioni i personave me nevoja të posaçme “Ndryshojmë” nuk e pranon Strategjinë nacionale të Qeverisë e cila ka për qëllim avancimin e të drejtave të kësaj kategorie të qytetarëve. Ata thonë se strategjia nuk mundëson plotësimin e nevojave të tyre, por e njëjta merret me çështje të cilat nuk prekin drejtë për drejtë jetën e tyre. Sipas shoqatës, përmes përpilimit të strategjisë shumë para do harxhohen ndërkaq nevojat e tyre do mbeten të pa plotësuara.
“Nuk do lejojmë të kemi strategji, të harxhohen para për përpilimin e strategjive, 440 milion euro, ju lutem ne nuk kemi qendra për personat me nevoja, ne protestojmë për ilaçe, unë trajtohem jashtë shtetit ndërsa ne harxhojmë 440 milion euro nëpër hotele për trajnime. Ju lutemi, fund më”, deklaroi Suaret Alishan, Koalicioni “Ndryshojmë”.
Ministria për punë dhe politikë sociale nga ana tjetër i është përgjigjur kritikave të koalicionit “Ndryshojmë” duke iu bërë thirrje që t’i dorëzojnë propozimet që mendojnë se do të ishin zgjidhje për pacientët.
“ Strategjia përfaqëson përcaktime ambicioze për avancimin e të drejtave të personave me nevoja të posaçme, bazuar në Konventën e të drejtave të personave me hendikep të Organizatës së kombeve të bashkuara, Unionit për barazi të BE-së si dhe Agjendës 2030 dhe qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm. Derisa Koalicioni “Ndryshojmë” posedon propozime konkrete, I lusim që t’i dorëzojnë deri te ne më së voni javën e ardhshme, para se dokumenti të hyjë në procedurë Qeveritare”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Strategjia do përfshijë 1000 persona me nevoja të posaçme, ndërsa në vend ka 94,000 të tillë. Strategjia ka qenë iniciativë e trupit koordinativ për implementimin e Konventës për të drejtat e personave me nevoja të posaçme, I cili funksionon në kuadër të Qeverisë. Gjatë javës së ardhshme dokumenti strategjik do I dorëzohet Qeverisë dhe të gjitha ministrive për mendim përfundimtar pas çka I njëjti do të miratohet.