Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës tjetër në lumin Buna! Ministri i Brendshëm: Nëna dyshohet se…
Sapo është gjetur trupi i njërit prej fëmijëve të familjes Arrazi, ndërsa vazhdojë kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër.
Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm Taulant Balla, nga Shkodra, ku u takua me policinë e Shkodrës dhe grupin e polumbarëve. Për këtë rast është vënë në pranga Ergys Arrazi, i akuzuar si shkaktar për vetëvrasjen e tyre. Po ashtu forca të shumta polumbarësh, RENEA, FNSH, por edhe ushtria, po vijojnë kërkimet në ujërat e Bunës dhe Drinit.
“Dyshimet tona po konfirmohen, se sa është gjendur edhe trupi i një nga fëmijëve të tjerë natyrshëm sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje tepër të rëndë dyshohet se trupi i fëmijës tjetër dhe i nënës është në këtë zonë, policia Renea Forcat e sigurisë edhe peshkatarët po punojnë non stop për të gjetur nënën dhe fëmijë tjetër, kjo është një ngjarje e rëndë, fjalët nuk i lidhim dot, por dua që nga ky moment i vështirë t’u bëj një thirrje grave dhe vajzave në këtë vend që ta denoncojnë dhunën. Kemi përgjegjësitë tona në këtë shoqëri”, tha Balla.
Ministri Balla solli në vëmendje edhe njëherë rëndësinë e denoncimit të rasteve të dhunës, në çdo formë të saj.
“Duhet t’u japim më shumë besim vajzave dhe grave që ta denoncojnë dhunën, ta kalojnë momentin e vështirë për të shpëtuar nga kalvari i dhunë dhe vuajtjeve, dhuna me bazë gjinore në tërësi , dhuna me bazë gjinore, dhuna seksuale që çdo grua çdo vajzë përballet, kur shkon në punë, kur ecën në rrugë, edhe e ka thënë shpesh por erdhi një ditë që ta them na duhet një shkëputje nga kjo situatë në kuptimin e një reagimi mbarë shoqëror, sepse një rol luan shoqëria, komshiu, motra, luan gjithkush që ka dijeni dhe nuk tregon, vajzat dhe gratë nuk duan të reagojnë se mendojnë çdo të thotë shoqëria, bota, por na duhet të rrisim dhe marrim më shumë përgjegjësi si shoqëri, na duhet të reagojmë me parandalim”, tha ministri.
Top Channel