Maqedoni

Tragjedi në Shkup, vdes një person, theu qafën duke rënë në pusetë të hapur

Mëngjesin e sotëm një 68-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një puset të hapur teksa po ecte. Nga MPB shtojnë se i njëjti ka thyer qafën gjatë incidentit.

“Më datë 21.04.2013 rreth orës 10:00 në SPB-Shkup është raportuar se personi mash kull A.A. (68) ka rënë në një puset në Katllanovë. Sipas raportimit, teksa po lëvizte në këmbë, A.A. ka rënë në një pusetë të groposur e që ishte e padukshme nga uji, pas çka ndërruar jetë”, thonë nga MPB.