Tragjedi në Maqedoni, rrufeja godet 11 vjeçarin, ndërroi jetë
Rrufeja ka goditur një fëmijë dhe ai ka ndërruar jetë në vend. Tragjedia ka ndodhur pasdite, gjatë një stuhie të fortë që ka përfshirë rajonin e Gjevgjelisë, transmeton Lideri.mk.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Negorci të Gjevgjelisë, njoftoi policia.
“Sot (07.03.2024) në ora 15:30 në Drejtorinë e Policisë së Gjevgjelisë është raportuar se në atarin e fshatit Negorci të Gjevgjelisë mjeku nga Emergjenca Mjekësore ka konstatuar vdekjen e një të mituri nga fshati Negorci, me djegie në trup, me shumë gjasa nga rrufeja. Ai ka qenë duke kullotur bagëtinë”, thonë nga Ministria e Brendshme./Lideri