Lajmet e reja

Tragjedi e rëndë sonte në Shkup: Një grua humbi jetën pas rënies nga ballkoni, një fëmijë lufton për jetën

Një fëmijë 9-vjeçar po lufton për jetën në Qendrën Emergjente në Shkup, ndërsa një grua 70-vjeçare ka ndërruar jetë në vend pasi ka rënë nga ballkoni në lagjen Kisella Voda të Shkupit, njoftoi televizioni Kanal 5.

Ministria e Brendshme konfirmon ngjarjen për Kanal 5, por nuk jep detaje në interes të hetimit, transmeton portali Lideri.mk.

Nuk dihet se në çfarë rrethanash gruaja është hedhur nga ballkoni dhe nëse fëmija ka qenë me të në atë moment apo ka rënë më parë.

Sipas dëshmitarëve okularë të ngjarjes, trupi i gruas ka përfunduar në gardh, ndërsa autoambulanca e ka dërguar fëmijën në Qendrën Klinike.

Një numër i madh autoambulancash, vetura zjarrfikëse dhe policie ndodhen në vendin e ngjarjes./Lideri