Tragjedi ajrore me 177 viktima
Ka shkuar në 177 numri i njerëzve të vdekur si pasojë e përplasjes së avionit në Korenë e Jugut të dielën.
Autoritetet kanë bërë të ditur se në mesin e të vdekurve janë 84 gra, 82 burra dhe 11 të tjerë, gjinia e të cilëve nuk ishte e identifikueshme menjëherë.
Viktimat vdiqën nga zjarri që shpërtheu në momentin e përplasjes, ka bërë të ditur agjencia e zjarrfikësve të Koresë së Jugut në përditësimin e saj të fundit.
Punonjësit e urgjencës tërhoqën në vend të sigurt dy persona, të dy anëtarë të ekuipazhit. Zyrtarët shëndetësorë thanë se ata janë të vetëdijshëm dhe nuk janë në rrezik për jetën.