Totenhami shkarkon Hoze Murinjon
Drejtuesit e Totenhamit kanë shkarkuar Hoze Mourinjon. Vendimi i papritur është marrë vetëm gjashtë ditë para finales së “League Cup”, kundër Mançester Siti-t në “Uembli”. Rajan Mejson dhe Kris Pauell do të marrin frenat e skuadrës për pjesën tjetër të sezonit, ndërsa portugezi largohet nga kjo detyrë për shkak të reuzltateve të dobëta.
Presidenti i “Spurs”, Daniel Levy, ka nisur kërkimin për një pasuesi të denjë të Mourinjos. Ndeshja e fundit e ish-trajnerit të Portos, Çellsit, Interit, Real Madridit dhe Mançester Junajtedit erdhi pas barazimit të fundit 2-2 kundër Evertonit.