BallinaMaqedoni

Toshkovski sjell informatat e fundit lidhur me ikjen e Grubit (Video)

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka demantuar akuzat nga LSDM se MPB ka faj për ikjen e ish zv/kryeministrit Artan Grubi. Toshkovski thekson se MPB ka videon e plotë nga ky rast, kurse ndaj policit që ka lejuar daljen e Grubit nga Maqedonia ka paralajmëruar përveç pezullimit edhe padi penale.

Sipas Toshkovskit, LSDM edhe në këtë rast po mbron BDI-në për përfitime financiare dhe po dëshmon fjalinë e ish zv/kryeministri Grubi se “LSDM dhe BDI jemi një”.

Vide në link: https://www.facebook.com/share/v/19mxATpofn/