July 2, 2024
Maqedoni

TOSHKOVSKI NË VIZITË TË SKUADRËS OPERATIVE “KAFAZI” DHE QENDRËS RAJONALE PËR ÇËSHTJE KUFITARE VERI

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në kuadër të aktiviteteve të sotme realizoi takim pune me Skuadrën operative “Kafazi” dhe Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri, njoftoi MPB.

Skuadra operative “Kafazi” është formuar me qëllim të efikasitetit sa më të madh të policisë në fushën e heqjes së lirisë së personave të shpallur në kërkim me urdhër dhe shënon rezultate të konsiderueshme pavarësisht kushteve katastrofale në të cilat ata punojnë në drejtim të automjeteve, mjeteve materiale dhe teknike dhe kushtet hapësinore. Gjithashtu u diskutua nevoja e ristrukturimit të njësiteve organizative që punojnë në fushën e kërkimeve dhe ngritja e një njësie të centralizuar kërkimi për veprime më efikase.

“Në kuadër të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri funksionojnë edhe stacionet policore për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare në kufirin verior me Serbinë dhe Kosovën, aeroporti në Shkup dhe Departamenti për Krime Ndërkufitare, Migrime, të Huaj dhe Ripranim. Nga ana e menaxhmentit jam informuar me punën e tyre dhe problemet me të cilat ballafaqohen dhe në këtë kuadër u theksua se ka mungesë të personelit dhe automjeteve, veçanërisht në fushën e krimit ndërkufitar dhe të krimit ndërkufitar dhe të huajve. Në të ardhmen, duhet të bëhet një analizë e ekzistencës dhe efikasitetit të njësiteve të caktuara organizative në fushën e mbikëqyrjes kufitare dhe të parashikohet një mënyrë e re dhe më efikase e punës, e cila do të bazohet në shrytëzimin e më të larta të arritjeve teknologjike”, theksoi ministri Toshkovski.