Maqedoni

Toshkovski: Gjendja e sigurisë është stabile, policia gati për zgjedhje

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ka realizuar takim pune me shefin dhe anëtarët e shtabit operativ dhe shefat e 8 shtabeve ndihmëse të krijuara për zbatimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.

Në takim, ministri u njoftua nga drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike dhe shefi i Departamentit të Policisë me Uniformë në BSP për të gjitha aktivitetet e mëparshme që janë ndërmarrë nga shtabi operativ, si dhe ato masa dhe aktivitete që duhet të ndërmerren në periudhën e ardhshme për të mundësuar veprime të organizuara, të sinkronizuara dhe të koordinuara të policisë në drejtim të sigurimit të zgjedhjeve paqësore dhe demokratike, si dhe parandalimin e çdo përpjekjeje për të rrezikuar procesin zgjedhor.

Në këtë drejtim deri më tani janë mbajtur 5 takime me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa është në vazhdim trajnimi i policëve për rolin e policisë gjatë periudhës zgjedhore.

“Drejtori i BSP-së dhe anëtarët e stafit operativ theksuan se gjendja e sigurisë është stabile dhe se policia është e gatshme të përballet me sfidën e ardhshme të sigurisë lidhur me organizimin e zgjedhjeve”, theksoi ministri Toshkovski.