October 14, 2024
Shqipëri

Tjetër vizitë në SHBA/ Këlliçi publikon foto nga takimi me Lara Trump dhe kongresmenë republikanë

Anëtari i Kryesisë së PD dhe ish-deputeti Belind Këlliçi ka udhëtuar sërish në drejtim të SHBA-ve. Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se ka marrë pjesë në punimet e National Summit, konferencë e organizuar në Michigan me fokus situatën në Lindjen e Mesme dhe sigurinë në botë.

Ai ka publikuar edhe foto nga takimi me Lara Trump, bashkëshortja e Eric Trump, djali i kandidatit republikan për president të SHBA, Donald Trump, e cila ka qenë ndër folëset kryesore në këtë takim. Gjithashtu, Këlliçi është takuar dhe ka shkëmbyer biseda me kongresmenë dhe drejtues të Partisë Republikane në Michigan.

“Partia Demokratike beson tek Presidenti Trump dhe alternativa e tij për paqen dhe sigurinë në rajon”, shkruan ish-deputeti demokrat.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567PreviousNext
Postimi
Privilegj të isha i ftuar në National Summit, konferencë e organizuar në Michigan, ku një nga çështjet që u trajtua ishte siguria në botë dhe paqja në Lindjen e Mesme.

Ky event kishte folës kryesor Lara Trump, bashkë drejtuesen e Komitetit Kombëtar Republikan (RNC) i cili është organi kryesor i Partisë Republikane Amerikane dhe është përgjegjës për zhvillimin dhe promovimin e platformës politike të republikanëve si dhe harton strategjinë elektorale.

Gjithashtu Kongresmenët Darrell Issa i Kalifornisë dhe John James i Michiganit, si dhe drejtuesit e Partisë Republikane në Michigan, konfirmuan se siguria është prioritet kryesor për Presidentin Trump dhe plani i tij është garanci për paqen e stabilitetin kudo në botë, në këto kohë të trazuara!

Partia Demokratike beson tek Presidenti Trump dhe alternativa e tij. Si kontribues i paqes dhe sigurisë ai do jetë një garanci dhe për rajonin tonë.

Rritja dhe konsolidimi i raporteve me partnerët strategjikë dhe me republikanët në veçanti si parti e jona simotër, ka një rëndësi të veçantë për vendin tonë dhe për forcën tonë politike 🇦🇱🤝🇺🇸