Tjetër provokim për Greqinë, Mickoski e quan shtetin e tij ‘Maqedoni’
Pas presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska-Davkova, edhe fituesi i zgjedhjeve, Hristian Mickoski, këmbëngul në përdorimin e termit ‘Maqedoni’.
Kryetari i VMRO-së i cili do të jetë kryeministri i ardhshëm i shtetit fqinj, në shkelje të marrëveshjes së Prespës ka zgjedhur që të mos i referohet vendit të tij si Maqedoni e Veriut.
‘Sot, së bashku me zëvendëspresidentin Timco Mucunski, patëm një takim me ambasadorin austriak Martin Pammer. Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Maqedonisë dhe Austrisë në fushën ekonomike do të promovohen dhe inkurajohen edhe më tej në periudhën e ardhshme’, shkruan ai.
Kjo ka shkaktuar tensione mes vendeve, ku një ditë më parë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha se në rast se nuk do të ketë reflektim nga ana e tyre, rruga drejt Bashkimit Europian do të bllokohet.