TIKA jep materiale falas për kultivimin e dredhëzës në Maqedoninë e Veriut
Në kuadër të projektit, 20 familje nga komunat e Radovishit, Konçes, Demir Kapisë, Negotinës, Gradskos dhe Resnjës do të përfitojnë me materiale të dhuruara nga TIKA
Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim (TIKA) në kuadër të programit të mbështetjes së zhvillimit rural në Maqedoninë e Veriut ka dhuruar materiale për kultivimin e dredhëzës.
Në kuadër të projektit, 20 familje nga komunat e Radovishit, Konçes, Demir Kapisë, Negotinës, Gradskos dhe Resnjës do të përfitojnë me materiale të dhuruara nga TIKA.
Në aktivitetin për dhurimin e materialeve përveç koordinatorit të TIKA-s në Shkup, Mehmet Bayrak, morën pjesë edhe familjet përfituese nga projekti.
Nga projekti, i cili për herë të parë është zbatuar në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021 nga TIKA kur përfituan 20 familje, edhe këtë vit përfitojnë 20 familje me gjithsej 100 mijë fidanë të dredhëzës së llojit ‘albion’ dhe ‘rubigen’, si dhe me materiale përkatëse për kultivimin e dredhëzës.
Duke folur për mdiat, Bayrak tha se me këtë projekt synojnë të sigurojnë që familjet të qëndrojnë në rajonet e tyre, si dhe zhvillimin rural të këtij rajoni, ndërsa familjet që përfituan falënderuan TIKA-n për mbështetjen duke shprehur shpresë që projekti të jetë produktiv.